Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mori detyrën e drejtorit të kabinetit të presidentit Meta, Edmond Panariti i bën kërkesën e parë kryeministrit Rama

18:55 / November 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edmond Panariti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti thotë se trajtimi me oksigjen duhet të fillojë në kushte shtëpie, pasi ulet shumë mundësia për të kaluar në intubim.

Panariti  i cili prej pak ditësh mori detyrën e re të drejtorit të kabinetit të Presidentit Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e pandemisë dhe kërkoi bashkëpunim të ekzekutivit me presidentin për të përballuar më mirë sfidën.

“Ne jemi ende me kapacitete të mangëta. Nuk është bërë mjaftueshëm për protokollin e trajtimit të pacientëve në shtëpi dhe aty kemi një çorientim dhe konfuzion, çfarë duhet të bësh duke pritur rezultatin e tamponit, pasi ka një kohë pritje që është goxha e madhe dhe mund të mundësojë që pacienti ta transmetojë infeksionin, por edhe e pengon atë të marrë masat e nevojshme që në fillim. Presidenti ka komunikim me qeverinë, ka informacion. Presidenti ka insistuar që trajtimi të fillojë  nga shërbimi parësor, mjeku i familjes, që në shfaqen e simptomave, të japë asistencën e parë me trajtimin me medikamente, një pjesë e familjeve e kanë të pamundur për ta përballuar.

Për kategori të veçanta, si të moshuarit, që mund të kërkojnë trajtim më të dedikuar, që janë me sëmundje bashkëshoqëruese, diabetikët, apo ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kanë nevojë për medikamente shtesë. Shërbimi parësor të jetë më proaktiv. Unë kam hedhur idenë që në simptomat e para, trajtimi me oksigjen të fillojë në kushte shtëpie, pasi ulet shumë mundësia për të kaluar në intubim” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.