Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mori dozën e tretë të vaksinës, Tritan Kalo apel: Mos hezitoni, të përdorim çdo mjet për mbrojtje

18:15 / November 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kalo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur Tritan Kalo i cili ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës ka bërë thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të përdorin çdo mjet për t’u mbrojtur nga COVID. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalo thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet thelbi i ruajtjes së shëndetit të çdo individi dhe vetë shoqërisë në çdo kohë dhe rrethanë. Ai shton se askush nuk duhet të hezitojë të marrë vaksinën duke ironizuar ata që bëjnë thirrje kundër saj.

“Kohë kovidiane…. 2.11.2021….VETNDËRGJEGJËSIMI mbetet thelbi i ruajtjes së Shëndetit të çdo individi dhe të vetë shoqërisë sonë në çdo kohë e në çdo rrethanë….Përgjatë Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, ky vetndërgjegjësim bëhet edhe më i rëndësishëm….Në ndërkohë historia e Pandemive të tjera ka treguar se edhe trinomi MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizike, kur dhe ku është e mundëshme), të përforcuara me VAKSINIMIN specifik, në këtë rast ndaj virusit jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19…..

Vaksinimi e ul shumë rrezikun e infektimit, të kalimit të formave të rënda të infeksionit apo të humbjeve të jetës prej tij në të gjithë grup-moshat e popullatës ku ato janë testuar, sidomos në individët me komorbozitete si dhe ata/ato, që për arësye të profesionit janë më të ekspozuar ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….I renditur në “vijën e zjarrit” të përkujdesjes për të sëmurët me Covid-19, që me fillimin e Pandemisë dhe me rrezik maksimal të infektimit nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, e shoh të domozdoshme të përdor çdo mjet mbrojtje ndaj tij përfshirë edhe Vaksinën….

SOT mora dozën e tretë të saj dhe ndihem për bukuri…Nëse jeni të bindur për efektshmërinë e Vaksinimit mos hezitoni të përftoni prej dobiprurjes nga marrja e saj….GOJËLIGËSIA mundet tju ysht të hezitoni në bërjen e vaksinës, por unë personalisht e familjarisht jemi të vaksinuar…. Together forever!!!”, shkruan Kalo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.