Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mori gjobë nga KQZ, Veliaj: Opozita kërkon të ndalojë punimet në Tiranë, do ta apeloj vendimin

15:15 / February 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erion Veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për gjobat nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale 4 muaj para zgjedhjeve.

Veliaj konfirmon për ‘’News24’’ se do apelojë vendimin në KAS, pasi sipas tij është ndëshkuar sepse po bën punën e tij si kryebashkiak duke u dhënë shtëpi njerëzve.

Ai menjëherë ka akuzuar opozitën, për të cilët thotë se janë ankuar në KQZ që të ulin ritmin dhe të lënë qytetarët jashtë ndërkohë që mazhoranca përpiqet t’i strehojë me procesin e Rindërtimit.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Tiranës për KQZ ka thënë se ka marrë përsipër të krijojë kushtet për të futur në lojë opozitën, por ai paralajmëron se KQZ nuk mund të bëjë me detyrim ‘sportin e gjumit’.

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se puna nuk do të ndalet dhe brenda 5 ditësh do të shkojë ankesa në KAS pasi nuk pajtohet me vendimin.

”Jam njohur edhe me lajmin, edhe akuzat. Ishte akuza nga opozita për të ndaluar Rindërtimin. Janë të dëshpëruar, duan të ndalojnë procesin.Gjumi nuk mund dot punën. Kam kohë të apeloj. Ka diçka të pandershme kur gjobitesh se punon, dhe bën me shtëpi nejrëz që bëjnë me çadër.

Ndërkohë nuk gjobitesh nëse bëhesh me 5 vila, gjatë pandemisë dhe tërmetit, madje mund të kandidosh për kryeminsitër.

Një kandidate tjetër ka shitur tre herë shtëpi, është dënuar, dhe kandidon me PD në Rrogozhinë e Kavajë. Nëse bën detyrën si kryebashkiak, që të bësh njerëz me shtëpi, të futen në shtëpitë që janë prokuroruar që vjet.

Ka diçka thellësisht amorale. Do e apeloj. Ka drejtësi në apel, ligji nuk është shkelur.

Tani që Luli të fitojë ca vota, dhe Monika të futet në parlament, të ulet ritmi i punës për këta, kemi humbur 30 vjet.

KQZ ka një sekëlldi shumë të madhe, vjen prej opozitës që iku. Ka marrë përsiëpër të krijojë kushtet që opozita të futet në lojë. Kanë një mision të vështirë, si nënat tona që duhet të luajë edhe ai qullaci që nuk e kap dot topin. Duhet të bëhen babysitter.

Politika është lojë për të rritur. Nëse janë fëmijërorë, dikush që shtoi 5 vila jo vetëm s’kërkon ndjesë, por thotë më zgjidhni kryeministër. Ndërkohë ata që po japin shtëpi. Po bëhen qesharakë, duke shpërblyer krimin me mandat, dhe punën me gjobë.

Kjo është gjobë se pse njerëzit futen në shtëpi. Gjobë e kësaj natyre. Ne ruajmë distancën, heq maskën vetëm ai që ësthë distancuar. Të gjithë mbajnë maskë, s’është gjobë shëndetësie. Por bëhet fjalë pse futëm njerëzit në shtëpi, dhe që Luli me Monikën të gjejnë shesh për përshesh.

Apeli më i madh nuk është ky, por apeli më i madh ësthë për shoqërinë që dikush ëq shton 5 vila gjatë pandemisë thotë më bëni kryeministër. Një tjetër, znj. Duma që shet 3 herë shtëpinë kandidon për deputetë.

Ne jemi rritur në këtë shoqëri, dhe po të ndihmosh tjetrin bën mirë. Kurse me këto rregulla, po t’i lësh në rrugë bën mirë, dhe po të shtosh 5 vila bëhesh kryeminisër. Jemi rritur me vlerat ndihmo fukarain, kurse ai që shton vilat ka kush e mbron.

Puna do vazhdojë, njerëzit do futen nëpër shtëpi. Fakti që ai është kampion i sportit të gjumit, nuk e bën KQZ ta bëjë me detyrim sportin e gjumit.”- tha Veliaj.

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite

14:31 / June 6, 2026

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

14:12 / June 6, 2026

Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

14:00 / June 6, 2026

Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë për litër, benzina jo më shumë se 173 lekë për litër

13:48 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.