Policia e Durrësit ka prangosur një 23-vjeçar nga Palestina, i cili tentoi që të vidhte një taksi, duke plagosur shoferin e saj. Ai e mori taksinë në Tiranë dhe po shkonte me të drejt Durrësit.
Sapo ka hyrë në zonën e Fllakës, 23-vjeçari kërcënoi taksistin duke i vënë thikën në fyt 40-vjeçarit nga Tirana me iniciale D.M. Shoferi i taksisë nuk i është bindur dhe është përleshur me palestinezin, duke marrë edhe dy plagë në dorë. Në momentin kur i riu është larguar, taksisti ka njoftuar Policinë, e cila ka arritur që të prangosë 23-vjeçarin.
I riu nga Palestina do të dalë para drejtësisë, pasi akuzohet për veprën penale “vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë.
