Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Kjo Javë’ edhe për qëndrimet e presidentit Ilir Meta në lidhje me projektin e Unazës së Re, Balla është përgjigjur në mënyrë shumë të prerë.
‘Nuk kam parë dhe dëgjuar kurrë që një president republike të jap një vendim si të jetë vendim gjykate. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori’, tha Balla.
Ai sulmoi edhe Sali Berishën, që sipas Ballës, sa herë Kosova është në një moment historik ish-kryeministri shpik një ngjarje në Shqipëri.
‘Unë në fakt do të doja të flisja për 17 shkurtin. Se na gjen në një moment historik për integrimin euroatlantike të Kosovës. Sa herë Kosova është në një moment historik, Sali Berisha shpikë një protestë në Shqipëri. Ajo që duna të them është që Sali Berisha e bën këtë, me qellim apo pa qëllim pyeteni atë. I vetmi që është detyruar të bëjë protestë është Luzim Basha. Ai nuk ka asgjë me ne, por për shkak të dy presioneve të brendshme. Kjo e shtyn Lulzim Bashën të bëjë deklarata të papërgjegjshme. Nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës, që opozita të hyjë në garë me studentët që kush mbledh më shumë njerëz në bulevard. Protesta e studentëve ishte një shpresë e madhe për vendin’, tha mes tjerash Balla.
