Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mori vesh live në emision vdekjen e vajzës, flet për herë të parë Merita Nexhipi

14:34 / May 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reporti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë pasi humbi nga kjo jetë të bijën Brisildën, Merita Nexhipi vendos të ‘thyejë’ heshtjen për herë të parë. Vdekjen e Coco, vajzës 22-vjecare të cilën ajo e kishte denoncuar te humbur e mësoi në emisionin ‘Pa Gjurmë’ gjatë transmetimit live, ku ajo kërkoi me ngulm të dinte për fatin e të bijës. Me ardhjen në Shqipëri nëna e Brisildës u njoh edhe me sulmin bërë ndaj këtij programi, veçanërisht shfryrjes kolektive me komente negative bërë në adresë të moderatores Odeta Dume, përcjellë përmes një media online. Mes dhembjes së pamatë, Merita kërkon të sqarojë me detaje opinionin publik mbi të vërtetën e ngjarjes që ia ka vështirësuar edhe pozicionin e saj në këtë histori, jo vetëm si nënë që i është përvëluar shpirti, por edhe si qytetarja që kërkoi ndihmë për gjetjen e vajzës së zhdukur nëntorin e vitit 2021.

“Kur unë kërkova ndihmë tek ata isha në punë dhe nuk kisha kohë të flisja me shkrim, por fola me të inçizuar, dhe ata nuk më thanë mua që “zonjë ta bëjmë publike zërin tënd apo jo”? Sepse unë isha kundër kësaj nuk doja të bëhesha publikë dhe e bënë zërin tim publik pa më njoftuar mua. Mbasi panë emisionin tuaj më tha: Duhet të flasim.

I thashë “numrin ua kam dhënë 100 herë, pse ma kërkon prapë numrin? Në 6:30 të darkës jam në shtëpi”. Sa hyra pa marrë frymë më kontaktuan dhe më thanë: Ti ke folur në emër të faqes sonë Jeta Osh Qejf. I thashë “po”.

Unë tregova një të vërtetë nuk gënjeva, unë i kam me fakte. Tjetra më tha që “më thuaj, të kanë detyruar gazetarët, të ka detyruar Odeta për të folur kështu?”

I thashë “absolutisht që jo, thjesht ishte një e vërtetë”.

Unë nuk isha për reklamë, as për klikime nuk isha, këta mendonin që unë isha në qendër të vëmendjes që të bëhesha pjesë e këtyre, unë nuk isha pjesë e këtyre, por u bëra pjesë e këtyre, por përse duhet të kryqëzohet Odeta? Odeta që ka bërë një punë që nuk di si ta falenderoj, një punë e mrekullueshme që keni punuar kaq shumë”

Lajmi i trishtë për vdekjen e Brisilda Nexhipit u konfirmua nga morgu i Durrësit, aty ku trupi i të resë ndodhej që prej datës 14 shkurt të këtij viti. Ajo ishte përplasur për vdekje nga një automjet në zonën e Fllakës në Durrës, ndërsa trupi i pajetë për 52 ditë qëndroi në morgun e qytetit e paidentifikuar, deri në momentin kur emisioni “Pa Gjurmë” pas investigimit disaditor arriti në

identifikimin e të resë. Tatuazhin në dorë me emrin e të birit zbuloi se bëhej fjalë për Brislida Nexhipin, e cila kishte hyrë më 22 dhjetor në Shqipëri, ku edhe gjeti vdekjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.