Një grup studiuesish nga Zelanda e Re japin detaje të hollësishme mbi mekanizmin molekular i cili mundëson ndërrimin e gjinisë për disa lloje peshqish.
Rreth 500 lloje peshqish mund të ndërrojnë gjininë e tyre gjatë fazë së rritjes, madje rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë.
Me hulumtimin e një lloji peshku të vogël tropikalë, femrat e të cilave mund të bëhen meshkuj, është zbuluar që ndryshimin e gjinisë me siguri e nxit stresi.
Ekspertët theksojnë që stresi ndikon që të ’çaktivizohen’ gjenet fillestare femërore të peshkut, ndërkaq “aktivizohen” gjenet e reja për të, të gjinisë mashkullore.
Procesi kërkon “riprogramimin gjenetik” të informacioneve në tërësi të peshqve.
