Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka bërë apel që qytetarët shqiptarë të drejtohen në kutitë e votimit. Soreca tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre. Në fund të fjalës së tij ai pati edhe një mesazh në gjuhën shqipe: Ti vendos.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët që do të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Kemi parë që shumë zgjedhës kanë dalë për votuar.
