Rudina Hajdari i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare të mos braktisë tryezën e reformës zgjedhore, teksa thotë se opozita në Kuvend kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor. Mos e lini Shqipërinë në duart e socialistëve ishte thirrje e Hajdarit e cila tha se këtë gjë e bënë kur lanë mandatet dhe kur nuk morën pjesë në zgjedhjet vendore.
“Mos e braktisni atë tryezë mos e lini Shqipërinë në duart e socialistëve, e latë kur braktisët mandatet, por mos e leni më. Mos i lini më bashkitë në duart e socialistëve, e latë në zgjedhjet lokale, mos e bëni më. Hajdeni të luftojmë në Parlament”, tha Hajdari.