Prej dy ditësh IKMT ka nisur një aksion në plazhin e Shëngjinit për prishjen e gjithë bizneseve apo kioskave pa leje.
Mirëpo ky aksion i IKMT ka hasur në rezistencën e pronarëve të këtyre kioskave të cilët janë përplasur dhe me efektivët e policisë të ndodhur aty në mbështetje të Inspektoriatit.
Një prej tyre, pasi ka parë që e motra ishte shtrirë në tokë dhe e rrethuar nga policët, ka marrë qenin tip Rottweiler duke e lëshuar drejt tyre.
Në pamjet e shpërndara nga Vizion Plus, shihen efektivët e policisë së shtetit teksa i bëjnë thirrje burrit të largohet dhe të mos rrezikonte veten pasi do të përballej me masat ligjore.