Deputetët socialistë ishin kundër që kreu i PD-së, Lulzim Basha të merrte fjalën për replikë pas zv.kryeministrit Arben Ahmetajn.
Për procedurë fjala i takonte deputetit socialist Erion Braçe, por Basha iu drejtua foltores së Kuvendit çka shkaktoi tensione në sallë.
“Mos na hap barkun, kemi tre orë këtu po të dëgjojmë vetëm ty”, dëgjohet të thotë Braçe pa mikrofon. Edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i kërkoi kryetares së Kuvendit që të respektonte rregulloren.
