Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ndarë shembullin e motër Linditës e cila punon kryeinfermiere në Mirditë.
Gjatë vizitës në Spitalin e Mirditës, Koçiu ndeshi me kryeinfermieren nga Kosova e cila u ka shërbyer për vite me radhë qytetarëve në Spitalin e Shkodrës dhe Gramshit, por që tashmë prej pesë vitesh i është bashkuar ekipit mjekësor në Mirditë si kryeinfermiere.
“Mirënjohje për Linditën e cila çdo ditë, bashkë me stafin mjekësor në Spitalin e Mirditës, u vjen në ndihmë komunitetit të zonës “, u shpreh Koçiu.

