Një endacak u gjet i vdekur pranë portit të Durrësit. Ngjarja ndodhi në lagjen 4 të qytetit bregdetar, në një bodrum. Dëshmitarët thanë se personi është i pastrehë.
Sipas policisë viktima është identifikuar Viktor Dhima, ndërsa thuhet se shkak i ngjarjes është bërë i ftohti dhe konsumi i alkoolit nga ana e viktimës. Kujtojmë se një 52-vjeçar u gjet i pajetë sot në Korçë, ndërsa ai kishte ngrirë si pasojë e temperaturave nën zero.