Ka tërheqje të ujit në qarkun Lezhë, edhe pse ka sipërfaqe nën pushtetin e ujit. Nga 430 hektarë tokë bujqësore është nën ujë, sot janë në total 220 ha tokë të përmbytura në të gjithë qarkun. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat janë normale.
“Lumi Drin është në kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha të përmbytura. Total Qarku ka 220 ha tokë të përmbytura. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme”, njoftojnë emergjencat.
Ende nuk raportohet për problematika në qarqet e tjera të vendit.
