Rajoni i Lezhës është përfshirë gjithashtu nga reshje shiu e për pasojë që prej mëngjesit në bregdetin e Shëngjinit nuk ka pasur pushues.
Pushuesit që lahen në det janë shumë të paktë, ndërsa shumica e shezlongëve janë të mbyllur.
Nisur nga kjo situatë pushuesit janë larguar, e për pasojë është krijuar trafik në rrugën e Shëngjin dhe aksin Balldre.
Efektivë të Policisë Rrugore janë vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes së makinave.
