Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Moti keq në Lezhë dhe Shkodër, forcat e emergjencës janë në gatishmëri. Thirrja që qytetarët të tregojnë kujdes

19:37 / October 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permbytje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka paralajmëruar për reshje shiu me intensitet mesatar gjatë tri ditëve të ardhshme, me shtrëngata në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, bazuar në parashikimet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave.

Në përgjigje të këtyre parashikimeve, AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes janë duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile. Forcat e Armatosura janë gjithashtu në gatishmëri, të pajisura me mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence. Qytetarët e qarqeve Lezhë dhe Shkodër u këshillohen të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo situatë të mundshme që mund të shfaqet si pasojë e reshjeve intensive.

“Në vijim të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në tri ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, i cili në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës do të shoqërohet me shtrëngata. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës. Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence. Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, përfundon njoftimi i AKMC.

moti i keq Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë

10:43 / July 23, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.