Këtë të martë, kthjellimet do të mbizotërojnë në vendin tonë. Intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta.
Gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim gradual të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në pothuajse të gjithë vendin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.
