Një 42-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi motori me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Mësohet se Shpëtim Bajaziti ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
NJOFTIMI
Lushnje
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
