Motra e 70 vjeçarit i cili u dëmtua këtë të hënë pasi u rrëzua skela nga pallati në ndërtim e sipër në bulevardin ”Gjergj Fishta”, thotë se gjendja shëndetësore e tij është shumë e rëndë. Ajo ka dhe një apel për ndërtuesit.
”Gjendja e tij është shumë e rëndë. Po bëhet operacion. Presim të marrim përgjigje. I bëj thirrje të mos afrojnë skelat në xhadet (rrugë). I ka rënë në befasi. Do të kalonte rrugën, i ra skela që kanë vënë punëtorët. I ka rënë vëllait tim dhe një goce tjetër. Ata nuk njihen. Ai vajti për të nxjerrë dokumentet e makinës. Ti rregullojnë mirë të mos marrin jetë njerëzish”,-tha e motra.
