Moderatorja Ana Kallaku teksa fliste për raportin me kunatën e saj, Xhensila Murtezaj, e cilësoi atë “një dashuri të madhe”.
Gjatë intervistës në “S’e Luan Topi”, ajo la të kuptohej se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.
“Kunata ime është si dritë dhe si ditë bashkë. Xhensila është një dashuri e madhe shumë. Ne kemi jetuar në një kohë të gjatë bashkë dhe jemi rritur së bashku. Jam e lumtur që i shikoj bashkë me Besin në një familje aq të bukur. Gëzoj faktin që e kam nusen e vëllait si motër shoqe, e çdo gjë tjetër”, u shpreh Ana Kallaku.