Gramoz Aliu njihet me emrin artistik për publikun si Mozzik, momentalisht është një nga reperët më të komentuar dhe më të pëlqyer.

Ai po vazhdon suksesshëm karrierën e tij, teksa ka arritur edhe famë ndërkombëtare. Duke qenë se jeta e tij është në mes Kosovës dhe Zvicrës me gjithë koncertet, atij i duhet një pjesë të madhe të kohës ta kaloi në udhëtime.

Madje, së fundmi Mozzik ka postuar një instastory ku shihet brenda një aeroplani e ku shkruan se çdo gjashtë orë i bie të udhëtojë me avion.
