Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka arritur të mposhtë koronavirusin.Ministrja ka marrë pjesë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Edhe pse mbledhja u mbajt online Balluku ka preferuar të shkojë në zyrat e ministrisë që drejton bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.
Ajo që bie në sy janë ndryshimet në pamjen e ministres pas infektimit me COVID-19. Ajo duket se ka humbur disa kilogramë nga beteja me virusin.
Kujtojmë se Balluku rezultoi pozitive me Covid-19 pak ditë më pare. Lajmi u bë publik nga vetë Ministria e Infrastrukturës, përmes një postimi në Facebook.

