Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mrekulli në Bulqizë, fëmijët gjejnë gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

20:16 / June 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksidenti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rrallë, që ngjan me skenar filmi, ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar, i shpallur i humbur prej tre ditësh nga familja e tij, është gjetur i gjallë në rrethana të pabesueshme, brenda automjetit të tij të aksidentuar në shtratin e lumit Zall.

Isa Nurçe ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete. Familjarët e kishin denoncuar zhdukjen e tij në polici, duke ngritur alarmin për fatin e të riut. Por kthesa e papritur ndodhi mesditën e së premtes, kur disa fëmijë që po laheshin në zonën e Zallit, pranë urës së Çeranecit në aksin Bulqizë–Peshkopi, vunë re një automjet të përmbysur pranë shtratit të lumit dhe njoftuan menjëherë banorët e zonës.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe shërbimi i urgjencës. Brenda mjetit u gjet i bllokuar por ende gjallë 35-vjeçari, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës tre ditë më parë dhe ka përfunduar në shtratin e lumit. Mjeti ishte pothuajse i padukshëm nga rruga.

I riu u nxor me ndihmën e banorëve dhe u transportua menjëherë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike, por mësohet se ai ishte në gjendje të vetëdijshme në momentin e shpëtimit.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 18:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth-rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili një ditë më parë ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kishte kallëzuar largimin nga banesa.

35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

aksidenti bulqize femijet gjalle mrekulli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.