Një ngjarje dramatike ka ndodhur sot në rrugët e Kievit, teksa një tank rus ka kaluar mbi një makinë brenda së cilës ndodhej edhe shoferi i saj, i cili për fat të mirë ka shpëtuar për mrekulli. ka qenë Ka qenë BBC ajo që ka publikuar një foto të kësaj ngjarjeje ku shihen qartë pasojat.
“Një makinë shfaqet e rrafshuar, pasi një tank kaloi sipër saj. Pamjet bënë xhiron e mediave sociale sot, ndërsa shoferi ka shpëtuar gjallë” raporton BBC.
Shumë mjete të blinduara kalonin sot në Obolon, një zonë në veri të Kievit. Në mediat e huaja janë publikuar shume lajme dhe imazhe në lidhje me këtë.
