Pas tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërinë ku zonat më të prekura ishin Durrësi dhe Thumana, në vend ka filluar që të jetohet sërish normalisht dhe të ketë lajme të mira pasi jeta vazhdon.
Një lajm të mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook. Ajo shkruan se ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, kjo familje para pak orësh është bërë me fëmijë. Në fund të postimit të saj ministrja shkruan: Ajsel ti nuk do të jesh kurrë vetë.
Ja postimi i plotë i ministres:
