Nga Hasan PASHA
Pas pak ditësh Bashkia Mat do të festojë 100 vjetorin e themelimit të saj. Megjithëse aktivitetet që do të zhvillohen nuk janë bërë ende publike nga zyrtarët vendor dhe organizatorët, dihet se tashmë Mati është kthyer në kantier ndëtimi. Kudo po punohet për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Disa nga arritjet po i rendisim më poshtë, pa pretenduar se i kemi përmendur të gjitha.
Megjithëse viti 2021 ishte i vështirë për shkak të pandemisë, rindërtimit nga tërmeti dhe çështje të tjera që lidhen me ekonominë kombëtare, në Bashkinë e Matit kanë nisur dhe janë realizuar investime të rëndësishme, me interes për jetën e qytetarëve matjanë. Kudo, në çdo pjesë të territorit, është treguar vemendje nga ana e kryebashkiakut Agron Malaj dhe administratës lokale.
Ashtu siç është përmendur në çdo takim politik ose jo, kryefjala e premtimeve kanë qenë rrugët, uji i pijshëm dhe vaditës. Nëse problemi i furnizimit me energji elektrike është drejt zgjidhjes për çdo lagje e fshat, tani është në rrugë të mbarë furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve të Matit Po investohet në dy vepra mjaft të rëndësishme, në Ujësjellësin e Zall-Gjoçajve, vepër e cila do të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e 18 fshatrave të Derjanit, Rukajve, Macukulit si dhe një sasi uji do t’i bashkohet ujësjellësit të Burrelit. E kanë vuajtur ndër shekuj mungesën e ujit banorët e zonave të thella. Madje ky mendohet të jetë një nga shkaqet e migrimit të banorëve të këtushëm drejt kryeqytetit dhe qyteteve të tjera. U hartuan projekte fushatë pas fushate. E premtuan këtë investim jetësor shumë deputetë, kryetarë komunash e zyrtarë të ndryshëm. Por vetem këtë vit, falë kujdesit të veçantë të kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj, nisi një investim kaq serioz, kaq i kushtueshëm, kaq i domosdoshëm. Dalengadalë po thyhet mosbesimi dhe vepra po merr jetë. Në disa fshatra janë ndërtuar depot e ujit dhe në të tjerë janë vendosur tubacionet nga do të kalojë uji i alpeve tona. Drejtuesit vendorl tani po bëjnë kujdes që investimi të kryhet me cilësi të lartë dhe brenda afateve që janë përcaktuar në kontratë.
Edhe në qytetin e Burrelit, në çdo lagje, pallat e banesl po punohet për rehabilitimin dhe ndërtimin e rrjetit shpërndarës. Firma ndërtuese po monton tubacionet kryesore në rrugët e qytetit dhe ato shpërndarëse në çdo ndërtesë. Vendorët synojnë që Burreli të mos vuajë furnizimin me ujë. Po lobohet fort që krahas këtij investimi të madh në qytet, të ndërtohet një linjë e re nga depoja kryesore e Lisit nl Burrel, për të ndalur ndërhyrjet në rrjetin kryesor. Kryetari i Bashkisë, Agron Malaj, është shprehur në takimet me qytetarët se për pak kohë ndoshta në qytet do të ketë baltë dhe inerte, por firma ndërtuese do të rindërhyjë në të gjitha akset rrugore për asfaltimin e tyre. Me interes është pritur nga qytetarët e disa fshatrave edhe ndërhyrje në çezmat publike. Në dukje janë investime të vogla, por për qytetarët ato janë të rëndësishme. Edhe vitin e ardhshëm do të ndërtohen e rehabilitohen çezma të tjera.
Në Lagjen e Re Burrel është ndërtuar me parametra rrjeti i kanalizimeve të ujrave të zeza, një premtim ky i kahershëm. Projekte të tjera infrastrukturore do të realizohen në këtë lagje të lëne pas dore padrejtësisht. Për pastrimin e qytetit vemendja ka qenë e shtuar.
Pas “izolimit” të mbetjeve në vendgrumbullimin e tyre dhe shtimin e kontinierëve në qytet dhe disa zona bashkia Mat vendosi kalimin e ndërmarrjes në vartësi të saj, duke patur si qëllim një mjedis më të pastër. Sipas kryetarit të Bashkisë, Malaj, do të kryhet pastrimi nga ndërmarrja në tetë njësitë administrative të Matit. Janë mbyllur 30 hot spote dhe çdo fundjavë e gjithë administrata lokale është angazhuar në pastrimin e mjedisit. Shtimi i sipërfaqeve të gjelbera ka qenë dhe mbetet prioritet i bashkisë. Numri i pemëve dekorative nuk është shtuar vetëm në Lulishten “Nëna Mbretëreshë”, por pemë janë mbjellë edhe në lagjet e qytetit dhe rrugët hyrëse e dalëse të qytetit të Burrelit, duke krijuar një pamje mbreslënëse. Krahas ndriçimit në disa rrugë jashtë qytetit është mundësuar ndriçimi, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.
Vitin e fundit sheshi “Kastriotët” para godinës së Bashkisë Mat dhe lulishtja “Geraldinë” morën tjetër pamje, të veçantë, falë investimit të kryer nga bashkia. Jo vetëm pamja është mahnitëse, por aktualisht ngjan me qytetet europiane, me pllaka prej mermeri, stola, trotuare, pllaka prej guri autokton etj.
Pas ndërhyrjes në impiantin “Liri Ballabani” po mbyllet investimi për aneksin e këtij stadiumi. Fusha me tapet sintetik ka përfunduar. Aty po stërviten ekipet e futbollit të të gjitha moshave dhe do të luhen ndeshjet zyrtare të të rinjëve. Sakaq në disa shkolla janë ndërtuar kalçetot dhe në të tjera do të ndërtohen gjatë vitit 2022. Po ashtu ngritja e një akademie futbolli është ambicia e Bashkisë Mat. Vemendje sipas vendorëve do t’i kushtohet edhe sporteve të tjera.
Bashkia Mat ka ngritur një flotë me mjete mekanike për të mirembajtur 420 km mugë rurale, të cilat kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme. Terreni i thyer dhe agjentët atmosferikë krijojnë herë pas here probleme, rrëshqitje, gropa, cedime. Mjetet dhe forcat e punës janë treguar të gatshme sa herë banorët kanë kërkuar ndihmën e bashkisë. Në projektet e ardhshme të bashkisë është asfaltimi i disa segmenteve, pasi aktualisht tri njësi nuk lidhen me asfalt: Derjani, Macukulli e Rukajt. Investim duhet menduar edhe vënia në efiçencë e administratës lokale dhe vënia e saj në shërbim të qytetarëve, duke u ardhur në ndihmë në kohë reale qytetarëve në nevojë.
Kanë përfunduar punimet në qendrat administrative Komsi e Lis dhe pritet të nisin në qendrat e tjera. Kanë nisur sakaq punimet për shkollën profesionale si dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve.
Ja kështu e pret Mati 100 vjetorin e Bashkisë së parë, më plot investime në dobi të qytetarëve matjanë!