Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“Mrekullitë” që i ndodhin organizmit kur konsumoni bajame

21:42 / February 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20170406172547156786
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ju ndihmojnë të keni flokë sa më të shëndetshëm: Hapi i parë për të pasur flokë të bukur është të ushqeheni shëndetshëm. Për këtë arsye mos e privoni veten nga vlerat ushqyese të bajameve si magnezi, kripërat minerale, vitamina dhe vitamina B, të cilat forcojnë folikulat, dhe u kthejnë shkëlqimin e humbur flokëve tuaj. Mjaftojnë vetëm 4 bajame në ditë dhe ato do të duken plot jetë.

Ju ndihmojnë të bini nga pesha: Në përgjithësi besojmë se frutat e thata janë të parat që stimulojnë shtimin në peshë, por në fakt është krejt e kundërta. Katër kokrra bajame në ditë furnizojnë trupin me sasinë e duhur të acideve yndyrore Omega -3, kurse vitaminat A dhe E na mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Si rrjedhojë hani më pak se zakonisht.

Parandalojnë shfaqjen e rrudhave: Të kujdesesh për lëkurën është më e thjeshtë nga ç’e keni menduar, dhe mbi të gjitha më lirë nga ç’keni harxhuar deri më sot. Ne jemi ajo që hamë, dhe lëkura është e para që reflekton shenjat e mirë ushqyerjes apo abuzimit me alkoolin, ushqimet e pashëndetshme, duhanin etj. Bajamet janë shumë të pasura me mangan, një element shumë ushqyese që ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e kolagjenit, një proteinë shumë e rëndësishme që ndihmon në elasticitetin e lëkurës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak: Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet si nga mëlçia, por edhe ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit: kolesteroli i mirë HDL dhe kolesteroli i keq LDL. Ky i fundit arrin të bllokojë gradualisht arteriet, duke formuar në brendinë e tyre pllaka gjaku toksike. Për të ulur kolesterolin e keq në gjak duhet të zgjidhni një regjim ushqimor të shëndetshëm, në të cilin nuk duhet të mungojnë bajamet. Këto të fundit konsiderohen si ushqimi ideale për të luftuar njëkohësisht edhe yndyrnat e larta. Mjaftojnë katër kokrra në ditë dhe do të vini re reduktimin e tij gradualisht.

bajame
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.