Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 804 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnje, Berat.
Janë 504 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2; një qytetar 82 vjeç nga Tirana.
Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 256
Vlorë 68
Fier 51
Gjirokastër 37
Berat 20
Elbasan 19
Shkodër 15
Kukës 12
Durrës 10
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 2
