Duke marrë shkas nga komentet negative, kthimi i Kiarës në “Big Brother Vip” mesa duket nuk ka qenë një vendim i duhur. Moderatorja këtë e ka kuptuar dhe nuk kanë qenë të pakta herët kur ajo është shprehur e penduar për rihyrjen e saj në lojë.
Pjesë nga biseda:
Efi: S’ke ftohtë ti?
Kiara: Jo ça ftohti, mua të më presësh as gjak nuk më del
Edhe pse mbështetjen e Luizit e ka patur të madhe, Kiara me këto sjellje tregon se nuk është e gatshme ta përballojë vijimin e lojës.
Kujtojmë që dje Kiara nuk është ndier mirë dhe ka shpërthyer në lot, teksa ndoqi imitimin që i kishin bërë në spektaklin e humorit “Portokalli”.
