TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Sherr mes dy grave në Lushnjë. Njëra përfundon në spital, tjetra arrestohet

12:25 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Makina me targa greke hyn kundravajtje, shkakton “kaos” në aksin Fier- Patos

11:53 / May 28, 2022

Rexhep Qosja: Për ata që tregojnë përralla me Enver Hoxhën, për të lodhurin Sali, për Ramën, Kurtin dhe rolin unik të SHBA-ve

11:45 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Muaji mars me inflacionin më të lartë, ushqimet dhe pijet joalkoolike 9,3 % më shtrenjtë se një vit më parë

12:31 / April 8, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë muajit mars të këtij viti, rritja e çmimeve të ushqimeve në vendin tonë ka kulmuar duke bërë që inflacioni të shkojë në 5.7%.

Bazuar në një raport të publikuar nga INSTAT, aty thuhet se ‘Ushqimet dhe pijet joalkoolike’ u shtrenjtuan me 9.3% krahësuar me një vit me parë.

Gjithashtu, të dhënat tregojnë se Indeksit të Çmimeve të Konsumit, në muajin Mars 2022, arriti 108,9 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2022 është 5,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %.

Sakaq, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2022, krahasuar me Shkurt 2022 është 2,4 %.

“Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,31 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,05 pikë. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me 0,02 pikë.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5 %,“Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 %, “Komunikimi” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,5 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 %, “Shërbimi arsimor” me 0.7 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 22,4 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 15,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 10,3 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 10,2 %, “mish” me 7,1 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shkurt 2022, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 8,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %,“Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % secili. Ndërsa, grupi “Shëndeti” shënoi një ulje me 0,1 %”, bëhet me dije në njoftimin e INSTAT.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Sherr mes dy grave në Lushnjë. Njëra përfundon në spital, tjetra arrestohet

12:25 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Doktori ‘diagnostikon’ krizën në PD: “Janë dy sëmundje’ dhe Antidoti është…

11:45 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Sherr mes dy grave në Lushnjë. Njëra përfundon në spital, tjetra arrestohet

12:25 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Doktori ‘diagnostikon’ krizën në PD: “Janë dy sëmundje’ dhe Antidoti është…

11:45 / May 28, 2022
Te fundit

Sherr mes dy grave në Lushnjë. Njëra përfundon në spital, tjetra arrestohet

12:25 / May 28, 2022

Dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

12:12 / May 28, 2022

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.