Tirana ka krijuar 9 pikë avantazh ndaj Kukësit kur mbeten edhe 5 ndeshje për t’u luajtur dhe pakkush mendon se verilindorët mund të rikuperojnë këtë diferencë deri në fundin e kampionatit. Por dueli i javës së ardhshme mes dy skuadrave mund të jetë një çështje prestigji, të cilin Kukësi kërkon me çdo kusht ta fitojë. Megjithatë, Shkëlqim Muça nuk mendon se ekipi i drejtuar nga Orges Shehi është në gjëndje ta bëjë një gjë të tillë.
Në “Rubrika Sportive” ai shpjegoi se nuk e shihte Kukësin në gjendje për të cënuar bardheblutë, aq më shumë që këta të fundit janë të ndërgjegjshëm se me një fitore në duelin direkt e kanë vendosur përfundimisht hipotekën mbi titullin.
“Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja se po fitoi me Kukësin mori fund. Nuk besoj se Kukësi mund ta mposhtë Trianën. Tirana del e favorizuar edhe nëse barazon se mban distance. Duke parë edhe ndeshjen e Kukësit sot, e pashë në vështirësi në pjensë e dytë me Bylisin, një ekip i shpartalluar në pjesën e dytë.
Tirana për momentin është më në formë dhe më e motivaur, kjo është ndeshja direkte, nëse e mund në ndeshje direkte, u mbyll kampionat. Pastaj me Bylisin në Kupë luan ndryshe. Objektivi kryesor i Tiranës është kampionati, pastaj çfarë të kapi rrugës në Kupë. Unë jam I sigurt që do të dal ënë finale se shorti e vuri përballë Bylisit. Po të ishte me një ndeshje do ishte ndryshe, por me dy ndeshje me Bylisin, Tirana është më e favorizuar për të dale në finale.
Kukësi ka shumë cilësi por nuk ka një grup, një skuadër, ka lojtarë në çdo pozicion. Në mbrojtje ka ndonjë problem se kur i dëmtohet ndonjë i bie cilësia. I ka rënë cilësia në mbrojtje nga Obanor, por nuk është skuadër sakrifice, që ta shohësh gjithmonë një eklip që të ketë agresivitet në lojë. Lojtarët që Kukësi ka përpara, në aspeketin mbrojtës nuk janë lojtarë që sakrifikojnë për skuadrën, që ët bëjnë presion te kundërshtari. Nuk janë lojtarë që kanë krijuar lidhje me njëri-tjetrin, kompaktësi. Mendoj se është fitore e dhuruar sot, se e panë të gjithë që nuk është penallti, por ishte fitore e rëndësishme”, tha Muça