Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Muharremi: Edi Rama nuk ka thënë se Kosova është tokë e askujt, ka thënë që në veri duhet rend dhe ligj

09:31 / October 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Shenoll Muharremi

Tokë e Askujt

Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën ‘tokë e askujt’ edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’. Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me ‘rivendosë kontrollin’ NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë pamë sulmin terrorist në Banjskë.

Ka një tendencë me kriju një ndarje të thellë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo është e padobishme, e dëmshme. Sidomos duhemi me pas kujdes me i verifiku lajmet mirë dhe burimin e tyre parase me folë. E pashë që edhe figura të larta të Harvardit nuk i kishin kontrolluar mirë burimin dhe lajmin dhe kishin reaguar rreth kësaj.

Ndoshta duhemi me tregu më shumë qetësi dhe maturi, me vepru pa emocione, dhe me identifiku çfarë na bashkon dhe na bënë më të fortë ne Prishtinë dhe Tiranë, dhe me e maksimizu atë pjesë… përderisa i minimizojmë ato fusha që mund të na bëjnë më të dobët dhe përqarë.

Chill.

Pjesa nga intervista:

Financial Times, Edi Rama: “NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë.

Edi Rama, vendi i të cilit është anëtar i aleancës ushtarake, foli për Financial Times pasi paraushtarakët serbë morën peng një manastir në Kosovën veriore, duke marrë të paktën katër jetë, duke përfshirë atë të një polici etnik shqiptar.

“Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama. “[Kosova e Veriut] është bërë me kalimin e viteve një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

20:40 / September 14, 2026

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

15:20 / September 14, 2026

“Republika e prokurorëve” nuk është vetëm një metaforë

14:39 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.