Në fakt shumë prej nesh mendojnë se në janar një pjesë e madhe e kanë kaluar koronavirusin, referuar simptomave të saj dhe situatës gripale në vend në atë periudhe.
Duket se i këtij mendimi është dhe këngëtarja Orgesa Zaimi. E ftuar në “Vizioni Pasdites” në lidhje live, Orges thotë se mund ta kenë kaluar si familje në fillim të shkurtit.
“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, tha Orgesa.
