Policia ka vijuar aksionin e saj në fundjavë të shtrirë në të gjithë rrugën urbane për të evidentuar dejtuesit “rebelë” dhe për të shmangur aksidente të mundshme për shkak të përdorimit të alkoolit.
Në mesazhin sensibilizues të policisë thuhet se shumë drejtues mjetesh e trajtojnë rrugën si pistë e mjetin si raketë, duke u bërë rrezikshmëri për aksidente rrugor.
“Vijon aksioni i Policise Rrugore i shtrire ne te gjitha rruget urbane dhe interurbane te kryeqytetit, ku nga kontrollet policore, me radar dhe me drager rezulton se shume drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojne rrugen si piste 🛫 ndersa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshem ndaj rrezikut 🚑, per tu perfshire ne aksidente rrugore, te cilat per shkak te shpejtesise, nivelit te alkoolit ne frymemarrje dhe menyres agresive ne drejtim, mund te jene edhe udhetimi i fundit per ta”, thuhet në mesazhin sensibilizues të policisë.
