Shumë njerëz mbajnë lente kontakti dhe kanë vite që i përdorin. Por, ka të tjerë që e shohin idenë e vendosjes së lenteve jashtëzakonisht të frikshme.
Ndërkohë që njerëzit ngadalë kanë filluar t’i konsiderojnë lentet e kontaktit si një opsion, sipas ekspertëve, disa mite dhe keqkuptime i bëjnë ata të ndihen ngurrues.
* Lentet e kontaktit nuk janë të sigurta kur dilni jashtë
Lentet e kontaktit mund të jenë më të sigurta pasi nuk do të bien. Lentet janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe nuk paraqesin probleme.
* Lentet e kontaktit mund të dalin nga syri juaj
Në vendosen siç duhen, lentet qëndrojnë në vend. Në rast se lëviz, mund të masazhoni butësisht qepallën për të ndihmuar në rregullimin e thjerrëzës ose të lani duart dhe ta zhvendosni lentet në vend me gishtin tuaj.
* Lentet e kontaktit janë më të shtrenjta se syzet
Ashtu si syzet, ka një shumëllojshmëri të gjerë lentesh për të zgjedhur. Kostoja e zëvendësimit të një lente të humbur ose të dëmtuar është e përballueshme dhe ndoshta më e lirë se blerja e syzeve të reja. Zgjedhja e lenteve të përditshme të disponueshme ose të ripërdorshme do t’ju lejojë të menaxhoni sa shpenzoni. Mos harroni të mbani gjithmonë një kopje rezervë të lenteve.
* Fëmijët dhe adoleshentët nuk mund t’i mbajnë ato
Shumë adoleshentë mbajnë lente kontakti. Nuk ka moshë specifike për të filluar përdorimin e lenteve të kontaktit, pasi ka të bëjë më shumë me përgjegjësinë dhe qëndrimin sesa me moshën.
* Lentet e kontaktit mund të ngecin në syrin tuaj
Lentet e kontaktit nuk mund të ngecin në syrin tuaj. Ndiqni këshillat e okulistit rreth kujdesit dhe heqjes. Lentet e kontaktit mund të hiqen lehtësisht duke përdorur metodën e rekomanduar nga mjeku juaj i kujdesit për sytë. Mos harroni t’i hiqni ato para se të flini.
