Pasi kryeministri Edi Rama mungon në seancën plenare në Kuvend, Lulzim Basha dhe grupi i tij me disa deputetë ikën nga salla e Kuvendit pasi kishin kërkuar interpelancë me të, por kreu i qeverisë ia kishte deleguar ministres Elisa Spiropali.
Deputeti i PD-së së vulës, Arbi Agalliu mori fjalën për të kërkuar prezencën e Ramës në Kuvend, por deputetja e Rithemelimit, Elda Hoti i hoqi mikrofonin.
Lexo edhe :
Related Posts
“Është kërkuar interpelancë me Ramën. Ai sot nuk mund të fshihet pas Spiropalit apo vizitës së Blinkenit”, tha Arbi Agalli. Ndërkohë në këto momente i është afruar deputetja Elda Hoti, e cila i ka hequr kartën që e lejon të flasë me mikrofon.
Arbi Agalliu: Është kërkuar Rama për të qenë prezent. Nëse ju e zgjasni kërkesën tonë që ka më shumë se dy javë që kërkohet. Duhet të jetë Rama. Nuk mund të fshihet as pas Elisës, as pas vizitës së Blinken.
Lindita Nikolla: Kërkesa e parë nuk plotësonte rregulloren, pasi erdhi konform rregullores është futur në seancë. Rama ka angazhime më të mëdha sot, ndaj ja ka deleguar Spiropalit. Nuk është sipas dëshirës suaj, është me rregull. Ju njoftoj se Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe vjen në mesditë për takimet me Blinken.