Partia Demokratike iu bashkua kauzës për Teatrin Kombëtar dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kësaj partie u është shpërndarë nga strukturat një grafik turnesh për të qëndruar tek godina e teatrit deri më 31 korrik.
Siç bën të ditur newsbomb.al, në listë bien në sy emrat e djalit të Klement Zgurit, (kryetarit të KQZ), Enio Zguri si anëtar i Këshillit Kombëtar; apo edhe i Redon Zogajt, djalit të analistit Preç Zogaj.
Nuk dihet se për çfarë arsye nuk ka qenë prezent në këto ditë mbështetjeje të PD me Hymnin Kombëtar Rudin Sata, anëtar i Këshillit Kombëtar, i vendosur në axhendë, dhe i humbur në gjithë këtë periudhë po kaq aktive të kësaj force politike.



