Kristian Panuçi është i papunë prej momentit kur u shkarkua nga Kombëtarja për shkak të rezultateve të dobëta. Mirëpo, duket se shumë shpejt tekniku do të rikthehet të ushtrojë zanatin e tij. Panuçi ka ofertë nga klubi i Aris i selanikut, nga ku së fundmi pjesë e tij kanë qenë edhe dy shqiptarët Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha.
Nëse i pari është larguar para disa kohësh edhe me hatërmbetje, mesfushori u largua para pak ditësh për një aventurë në Australi. Nga mediat italiane mësohet se Panuçi dhe grekët kanë arritur akordin financiar dhe ngërçi është tek njerëzit që kërkon në staf trajneri.
Panuçi kërkon të marrë me vete të paktën dy nga tre njerëzit e tij të besuar. Edhe pse situata duket se është një moment ku nuk ka shumë lëvizje nga të dyja palët, sërish sapo dëshirat e njerëzve të stafit të teknikut 46-vjeçar të plotësohet mund të zyrtarizohet edhe akordi. Kështu, Panuçin mund ta shohim së shpejti në një detyrë të re.