Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Murrizi: Opozita ka ngrënë karremin e Ramës, procesi për president është farsë

19:38 / May 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti Myslim Murrizi e cilëson si një karrem procesin e ndjekur nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjen e presidentit të ri, të cilën opozita e ka ngrënë.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Murrizi u shpreh se mazhoranca po tallet me këtë proces, sidomos kur fton opozitën në tryezë për negociata.

“Opozita ka ngrënë atë karrem të cilin qëllimisht e ka hedhur si lajm të madh se do të bëjë konsultim të madh. Një tallje e gjitha. Aq më shumë kur shoh që këtë tallje kërkojnë ta instituciolizojnë si tavolinë pune, bisedime apo mbledhje të një grupi të deputetëve opozitarë dhe nxjerrin ca emra anonimë që mund të jenë të mirë për shefa komisiariati”, tha Murrizi.

Sipas tij, i gjithë procesi është një farsë teksa shtoi se presidenti i ri duhet të jetë një person i cili ka stof politik.

Murrizi deklaroi se kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike, Enkelejd nuk mund të propozojë 2 kandidatë, pasi nuk ka 40 deputetë të cilët e mbështesin.

Ai sqaroi se një deputet ka të drejtë të firmosë vetëm për 1 kandidat për president dhe që një kandidat të zyrtarizohet, të shkojë në protokoll dhe të vijë në seancë, duhen të paktën 20 firma deputetësh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.