Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Murrizi për Berishën dhe Bardhin: Ata ulen në tavolinë, por urrejnë njëri-tjetrin

18:23 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BERISHA BASHA GAZ BARDHI ENKELEJD ALIBEAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka folur sa i takon gjendjes aktuale të forcës më të madhe opozitare në vend.

Fillimisht ai theksoi se janë rreth 34 deputetë nga të gjithë kampet politike që nuk duhet të jenë në Parlament, pasi sipas tij nuk kanë votat e mjaftueshme të qytetarëve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka marrë fuqi nga Korriku i vitit 2021. Pra, sot nuk ka më herës, herësi i pistë i hartuar me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, i cili nuk barazon individët që garojnë.  Nëse pretendojmë se deputetët janë zgjedhje e qytetarëve atëherë duhet të shkojë në Kuvend një njeri që merr vota më shumë nga qytetarët, nuk duhet të ishte deputet Petrit Vasili me 300 vota, por Vangjel Dule me 700 vota, duhet të ishte Aldo Bumçi ndoshta, Strazimiri e me radhë. 34 deputetë nga të gjithë kampet politike nuk duhet të ishin në Parlament nëse ky vendim i Gjykatës Kushtetuese do të kishtë dhënë fuqi prapavepruese edhe për zgjedhjet e 2021-t. Pra, listat janë të hapura në sensin që nuk kanë herës.”

I pyetur pse nuk është pro bashkimit të ndodhur kohëve të fundit mes Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, Murrizi u shpreh se “ata ulen në tavolinë, por urrejnë njëri-tjetrin”.

“E shoh që ata ulen në tavolinë dhe urrejnë njëri-tjetrin. Nuk i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit, në politikë, por edhe në jetën e përditshme falja është fisnikëri kur njeriu është koshient dhe pranon që ka gabuar. A    s Berisha nuk i ka kërkuar atij, as ai Berishës. Ai thotë me 8 Janar s’kishte dyer të blinduara. Ai harron që ata që kanë ngrënë gaz me 8 Janar nuk e kanë të lehtë të puthen me të mor. Falja i ul, i çarmatos! Ore të gjithë janë të gabueshëm, i pagabueshëm është vetëm krijuesi, por këta janë soji që vijnë nga geni i prishur i komunizmit, nuk besojnë në Zot mor! Nuk ka bërë mirë ky mor kur përjashtoi Berishën, Gazi, si Sekretar i PD-së në Shtator të 2021-it. Le ta shpallin mor amerikanët non-grata, non grata ka qenë kancelari austriak. Non grata është kur unë dua të vij te ti, non grata është i gjithë fshati im, se nuk ka takat të presë biletën 2 mijë euro për të shkuar në Amerikë. Non grata për ata për arsye politike.”/tvklan

Berisha Myslim Murrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.