Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Murrizi shpjegon pse s’heq dorë nga mandati: Jam student dhjetori, proamerikan

18:28 / February 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grupi i PD kryesia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, është një nga pesë opozitarët që nuk e ka djegur mandatin e deputetit

I kontaktuar nga CNA Murrizi ka sqaruar se është kundër djegies së mandatit.

“Kam qenë konstant kundër djegies së mandateve sepse ne ato i kishim të djegura, pse na futen ne dhjetor. Kam qenë konstant ne Grup parlamentar, edhe ne mbledhje të tjera. Kam pyetur nëse janë konsultuar për një vendim të tillë me ndërkombëtrarët dhe partitë motra europiane. Kam që nga viti 2009 që bërtas për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për sistemin mazhoritar dhe zgjedhje të drejta por unë jam i bindur se askush prej butakëve në parlament nuk do të fitojë”,-u shpreh Murrizi.

Me pas ai theksoi për një tjetër media se:

Unë jam student i dhjetorit, kam qenë proamerikan që në dhjetor të 1991. Mandatin e kam marrë nga demokratët e Lushnjes dhe kam të gjithë mirëkuptimin e tyre për të qëndruar në detyrë deri ditën e fundit. A duhet larguar kjo qeveri?

Një moment e më parë. Por sistemi luftohet nga brenda. Ne nuk lam mandatet në vitin 1998 kur na vranë Azem Hajdarin dhe marrim sot këtë vendim?”, thotë për “Panorama”, Murrizi. Deputeti demokrat thekson se edhe një pjesë e madhe e grupit parlamentar është kundër asaj vendimmarrjeje, por ka qenë i detyruar të votojë në grup. “Në gjykimin tim 80% e grupit parlamentar të PD është kundër atij vendimi pavarësisht se e kanë mbështur. Është një vendim i pakonsultuar me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Nuk mund të dalim ne kundër Departamentit Amerikan të Shtetit. Është absurde që për një vendim të tillë që është ekstrem dhe i pa ndodhur më parë, nuk jemi konsultuar as me Partitë Popullore Europiane, familjen politike të cilës i përkasim”, deklaron Murrizi.


Bojkot murrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.