Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Murtaja e bagëtive, zgjerohet harta! Ka shkuar në 10 numri i vatrave

15:44 / June 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murtaja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundja e murtajës ka zgjeruar hartën e infektimit. Murtaja e ruminatëve tashmë ka mbërritur edhe në Lushnje e Gjirokastër.

Numri i vatrave  me murtajë ka shkuar në 10, ndërsa numri i fermave të infektuara në 12. Sëmundja që i merr jetën bagëtive të imta është prezente nga veriu e deri në jug të Shqipërisë. Prezenca e këtij infeksioni në Gjirokastër vë në rrezik një numër të lartë bagëtish, pasi numri më i madh  i fermave me dele dhe dhi gjenden në bashkinë e Gjirokastrës dhe Konispolit.

Masat parandaluese si ndalimi i tregtisë së gjësë gjallë, apo izolimi kullotave nuk e kanë frenuar përhapjen e murtajës.

Deri më tani numri i kafshëve të asgjësuar ka shkuar në 1200. Nëse kjo sëmundje merr fund para shtatorit ky do të jetë një lajm i mirë për blegtorinë shqiptare, temperaturat e larta janë në favor të fermerëve pasi virusi i murtajës nuk reziston gjatë në diell. Por që murtaja të asgjesohet para vjeshtës, mjekët veterinar kërkojnë edhe bashkëpunimin e fermerëve që të lajmërojnë mënjeherë në rast se në tufat e tyre shfaqet murtaja e ruminatëve.

Deri më tani Ministria e Bujqësisë ka dhënë vetëm këshilla se si mund të parandalohet murtaja.

Murtaja në Shqipëri mbërriti si pasojë e futjes së kafshëve kontrabandë nga Rumania të cilat shiteshin në tregjet e gjësë së gjallë më certifikata të falsifikuara. Dështimi i kontrolleve veterinare në doganë apo në tregjet e kafshëve ka bërë që murtaja sot të jetë prezente në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korcë, Devoll, Skrapar, Lushnje dhe Gjirokastër.

bagetite ferma lushnje murtaja vatrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.