Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Musta dhe Kale të qartë: Luftë deri në fund për Europën, Flamurtari s’mund të falë në shtëpi

14:56 / April 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
musta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fitorja me Tiranën e ka afruar Flamurtarin me vendin e tretë, që mbahet pikërisht nga kundërshtari i radhës, nga Teuta. Përballja me durrsakët nesër në Vlorë është një mundësi e artë për t’i parakaluar ata, por kuptohet që nuk do të jetë aspak e lehtë. Emiljano Musta dhe Elton Kale, dy lojtarët që dolën në konferencë shtypi para kësaj ndeshjeje, kanë theksuar se duhet luftuar fort jo vetëm ndaj Teutës, por në çdo javë të mbetur, për të kapur Europën.

“Ishte nje fitore shumë e vlefshme për ekipin ajo me Tiranën. Besoj se na bëri shumë punë, sepse ndihemi për ndeshjen e ardhës, që është vërtet shumë e vështirë. E rëndësishme është që ambienti është pozitiv te Flamurtari në këtë moment. Teuta? Të gjitha ndeshjet janë të vështira.

Teuta luante për titull deri para pak javësh, por ka bërë dy-tre hapa falsë dhe tani rrezikon Europën. Ne do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin edhe në këtë ndeshje, për të marrë tri pikët. Futbolli luhet për tifozët dhe ne duam që ata të jenë sa më të shumtë në stadium, të na mbështesin që të arrijmë objektivin e fitores. Kam luajtur me Teutën më parë, por pak lojtarë kanë mbetur nga ajo kohë. Ka lojtarë, që sezonin e shkuar ishin me ne në ekip, si Bicaj, Bushiç etj. E përsëris, është një ndeshje radhe, që duhet ta fitojmë”, – ka thënë Musta.

Braziliani Kale ka theksuar se Flamurtari duhet t’i fitojë patjetër ndeshjet brenda: “Ne luajmë në shtëpi dhe ndeshjet në shtëpi duhen fituar të gjitha. Pra, ne luajmë vetëm për tri pikët. Europa është një objektiv i mundur, edhe pse janë edhe disa ekipe qe e pretendojnë aktualisht. Do të luftojmë fort deri në fund për t’ia arritur qëllimit”, – tha Kale.

Flamurtarin dhe Teutën i ndajnë vetëm dy pikë në tabelën e renditjes dhe një fitore e mundshme e vlonjatëve do të thoshte vend i tretë.

Europën flamurtari musta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.