Analisti Andi Bejtja mendon se ndërkombëtarët nuk erdhën për krizën. Sipas tij opozita e dinte çfarë ata do të deklaronin.
“Ndërkombëtarët nuk erdhën këtu për të zgjidhur krizën, pasi ishte një axhendë e parapërgatitur, para se të ndodhte djegia e mandateve dhe kishin axhendë në Maqedoni dhe në vendet e tjera. Opozita dhe të tjerë ishin të parapërgatitur për këtë fjalor. Ky sistemi nuk i dha përgjigje këtyre kërkesave për një kohë të gjatë. Kjo prokuroi e zgjedhur nga kjo mazhorancë nuk i dha përgjigje kësaj opozite. Unë jam i bindur se nëse do të kishte përgjigje, psh kur ndodhi ajo e Unazës, me atë skandal, qeveria duhet të kishte ikur. Marr përplasjen e Teatrit që mjafton të kishte kaluar në Gjykatë dhe kaloi në arrogancë”, tha Bejtja.
Nga ana tjetër analisti Mustafa Nano thotë: “Unë jam me idenë që hesapet duhen bërë me këtë opozitë siç është. Këtu do precipitojë në një konflikt civil. Dhe këta zotërinjtë që erdhën do kenë tjetër qëndrim. Përplasja do të ndodhë që të ndërrojë një klasë politike të korruptuar me një klasë politikë të korruptuar. Nuk e shikoj me entuziazëm. Nuk ka ndodh ndonjëherë që ndërkombëtarët të jenë në kor kundër opozitës. Marrëdhëniet e opozitës me ndërkombëtarët këna qenë gjithmonë të vështira. Unë e shikoj që do ketë zgjedhje të parakohshme, por do ketë kur të dojë kryeministri. Në këto rrethana që opozita ka marrë këtë vendim , mund t’i vëmë shumë etiketa”.