Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mustafa Nano / Grekët që vijnë çdo vit në Shqipëri të kujtojnë të vrarët, helenizmi dhe Kacifas!

18:47 / October 31, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mustafa nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mustafa Nano

28 tetori është përvjetori i fillimit të luftës italo-greke në vitin 1940. Dhe grekët e përkujtojnë këtë ditë.

Ka vite që e përkujtojnë edhe në Shqipëri, që ka qenë territori ku u zhvilluan një pjesë e madhe e luftimeve. E ku një numër grekësh humbën jetën. Këta grekë meritojnë nderim e mirënjohje.

Meritojnë nderim e mirënjohje edhe nga ne shqiptarët. Sepse luftuan dhe dhanë jetën kundër fashizmit, që në atë kohë ishte armiku i gjithë botës, dhe miku i ndonjë kolaboracionisti shqiptar që ka nënshkruar sulmin ndaj Greqisë nga pozicioni i kryeministrit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u bë komuniste. Pak më pas, u izolua krejt nga bota. Dhe kështu, për grekët që dhanë jetën në Shqipëri nuk u kujtua njeri.

Por pas rënies së komunizmit, kjo çështje ridoli në skenë në trajta të çuditshme. Grekët kërkuan që të rënët e tyre të nderoheshin ashtu si e meritonin.

Për këtë, nuk kërkuan që t’i merrnin eshtrat e të rënëve, e t’i nderonin në Greqi. Përkundrazi, kërkuan që të ngriheshin varreza në tokën shqiptare.

Dhe autoritetet e këtushme nuk ua prishën. Varrezat u ngritën e po ngrihen. Dhe dihet tanimë se çfarë ka ndodhur. Eshtrat e të rënëve janë shndërruar në një yçkël më tepër në marrëdhëniet tona plot yçkla.

Dhe kështu ndodhi ajo që shumëkush priste të ndodhte. Varrezat u shndërruan në një vend pelegrinazhi për patriotët grekë.

Këta të fundit vijnë çdo vit më 28 tetor për të përkujtuar një ngjarje të tyre në tokën shqiptare. Pardje, fjala vjen, festuan me pompë 79 vjetorin. 79 VJETORIN.

Keni dëgjuar ju të festohet 79 vjetori? Nuk besoj. Robi pret edhe një vit, dreqi ta hajë, që të festojë 80 vjetorin.

Dhe pastaj pret edhe dhjetë vjet të tjera, që të festojë 90 vjetorin. Edhe 5 vjet në daçi për të festuar 85 vjetorin.

Por jo 79 vjetorin. Mirëpo, duket se në Athinë e bëjnë me qejf këtë gjë. Madje, duket sikur u vjen inat që përvjetorët vijnë kaq rrallë, një herë në vit.

Do kishin dashur që të vinin një herë në tri javë, apo njëherë në tre muaj. Dhe vijnë, siç e thashë, me një motivim nacionalist.

Fjala e një zv.ministri grek, që kishte ardhur me këtë rast, e demonstronte këtë gjë.

“Helenizmi është një dhe i pandarë; prandaj populli është munduar të luftojë për gjithçka që na bën helen”, tha ai.

E kuptoni ju? Vjen i biri i botës të përkujtojë një ngjarje antifashiste, dhe flet për helenizmin që duhet mbajtur gjallë. E çuditshme. Mistrece. Bulliste.

Unë gjithnjë mendoj se soji grek është në gjendje të bëjë gjëra më elegante e më të mençura sesa kaq, duhet thënë.

Dhe duhet thënë se një gjest e bënë edhe dje, që përveçse ishte 79 vjetori i luftës italo-greke, ishte dhe përvjetori i ekzekutimit të Kacifasit.

Familjarët e këtij të fundit, ca nga dhembja, ca ngaqë kanë në kokë idenë fikse se grekët veç vuajnë në Shqipëri, kërkuan të fusnin në axhendën e festimeve edhe Kacifasin. Por askush nuk eci asaj ane.

Madje, edhe thirrjeve që synonin heroizimin e Kacifasit nuk iu përgjigj kush. Kjo do të thotë se Athina, por edhe shumica e grekëve të Shqipërisë, nuk e sheh Kacifasin si një patriot grek.

Dhe kjo është një gjë e mirë. Me gjithë empatinë që mund të kemi për familjarët e Kacifasit, kjo është një gjë e mirë.

Dhe kjo nuk duhet marrë si një gjë që nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Nuk është kështu.

Po të kishin mendje të keqe, mund të kapeshin pas hetimit mbi vrasjen e tij që po zvarriten.

Por nuk e patën këtë mendje të keqe. Chapeau!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Që të shmanget “rrumbullakosja” kur Euroja të zëvendësojë Lekun

16:44 / August 5, 2026

Shqipëria fiton më shumë nga konsullata në Bujanoc sesa humbet nga ajo serbe në Shkodër

15:21 / August 2, 2026

Vetëm 18% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

14:02 / August 2, 2026

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.