Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mustafaraj i jep Bashës “zgjidhjen” si të “lajë duart” me Berishën

20:01 / September 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha mustafaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i PD Besnik Mustafaraj, i propozoi një zgjidhje Lulzim Bashës si të heqë barrën e vendimit për Sali Berishës, të cilin SHBA i kërkoi që ta largonte nga grupi parlamentar në Kuvend. Ai propozon që vendimin për fatin e Sali Berishës, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët. Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai.

Por a mendon, Mustafaraj se dy zërat, Jonila Godole dhe Fitim Zekthi që dolën në javën e fundit hapur duke kërkuar distancimin nga Berisha janë testim për të provokuar debat? “Godole dhe Zekthi janë të rinj dhe nëse i ka zgjedhur pa asnjë peshë në masën e demokratëve, atëherë ka zgjedhur njerëzit e gabuar, pasi njeriu që duhet ta testonte nëse ka një eksperiment, kjo duhej me një anëtar të vjetër të PD-së, me histori politike dhe me një farë peshe” tha ai.

Qeverinë e re “Rama 3”, analisti konsideroi se ka çekuilibër në kompozim. “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai.

Opozita në parlamentin e ri sipas tij ka vetëm një rrugë. “Basha ka vetëm, është mundësia që ka me deputetët e PD-së dhe opozitës për forcën e kartonit për t’u imponuar disa parime të rëndësishme. E dyta presioni ndërkombëtar do të jetë më i fortë për Ramën dhe e treta kjo është një shumicë e shkërmoqur moralisht, shumë e dobët. Pa filluar shumë deputetë kanë dhënë dorëheqjen dhe thonë do të vazhdojë kjo për arsye që lidhen me presionin ndërkombëtar dhe ligjin e dekriminalizimit”, tha Mustafaj në ABC.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Regjistruan 1143 hektarë me dokumente të falsifikuar/ Arrestohen dy ish-drejtorë dhe juristi i ASHK Fier, në pranga edhe përfituesi

11:28 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.