Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Muzika e lartë në lokal/ Gjobë 200 mijë lekë për zhurmën në Dhërmi

18:00 / July 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0zhurma0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmit është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve të policisë rezultoi se muzika e transmetuar kishte tejkaluar kufijtë e lejuar ligjorë për ndotjen akustike.

Ngjarja u konstatua më 26 korrik, kur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe kontrollin e ndotjes akustike në sezonin turistik, kryen kontrolle në disa lokale përgjatë vijës bregdetare.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë verifikimeve në një prej lokaleve të natës, u konstatua se niveli i zërit tejkalonte normat e lejuara me ligj, çka çoi në vendosjen e një gjobe administrative për administratorin e lokalit, me inicialet E. P.

Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në mënyrë intensive në të gjitha zonat turistike të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e qetësisë për pushuesit dhe mbrojtjen nga ndotja akustike, një shqetësim i përsëritur gjatë sezonit veror.

Policia u bën thirrje të gjithë operatorëve turistikë, pronarëve të bareve, restoranteve dhe ambienteve të argëtimit “që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre”, për të shmangur masa ndëshkuese dhe për të siguruar një ambient të qetë për turistët.

200 mije leke dhermi gjobe muzika zhurma e larte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.