Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Muzika e lartë në lokale, policia procedon penalisht 5 persona

13:45 / July 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
77787
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka evidentuar 5 raste të ndotjes akustike, prej tyre 4 raste të shkaktuara nga muzika e lartë në lokale dhe 1 rast i shkaktuar nga zhurma një një zdrukthëtari afër zonave të banuara.

Si rezultati i këtij aksioni , janë proceduar penalisht 5 shtetas, për prishje të qetësisë publike. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, në zbatimin të planit të masave të hartuar për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, nisur dhe nga ankesat e qytetarëve, për zhurmat e larta, kanë vijuar kontrollet në zonat bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të ndotjes akustike.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 5 raste të ndotjes akustike, për të cilat u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

S. L., 33 vjeç, banues në Durrës dhe F. I., 26 vjeç, banues në Qerret, pasi ushtronin aktivitet me muzikë të lartë në dy subjekte të ndryshme, në Durrës;

B. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ushtronte aktivitet me muzikë të lartë, në ambientet e lokalit të tij, në Himarë;

A. M., 48 vjeçe, banuese në Velipojë, pasi ushtronte aktivitet me muzikë të lartë, në ambientet e jashtme të lokalit të saj, në Velipojë;

Q. M., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka shkaktuar ndotje akustike me zhurmën që shkaktonte gjatë punës në zdrukthëtarinë e tij, në Elbasan.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që konstatojnë raste të ndotjes akustike apo raste të çdolloj paligjshmërie tjetër, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.