Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Myftiu i Tiranës Gura: Si mundet një vajzë 20 vjeçare mos të bëjë asgjë, veçse të ketë burrë?

22:12 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
myftiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, shpjegoi se përse ndodhi ngjarja tragjike në Zall Bastar për nder, ku vëllai i një 20-vjeçareje të martuar goditi duke i shkaktuar dëmtime të mëdha që sollën më pas vdekjen, të dashurin e motrës. Ai tha se zona e Zallbastarit është shumë e vështirë dhe mungon jeta sociale.

“Unë kam pasur rastin të shkoj nja 3 herë në Bastar. Një zonë që për fatin e keq mungon infrastruktura. Në stinën e dimrit është shumë e vështirë, mungesa e një jete sociale. Një vajzë 20-vjeçare me një shkollim 9-vjeçar dhe pastaj e braktisur. Njeriu nuk është aq për t’u hedhur në rrugë, aq më tepër një femër. Në moshën më vitale të mos bësh asgjë thjesht të pasurit një bashkëshort.

Nuk vjen si shkak i natyrshëm i një dashurie të mirëfilltë. Vjen si martesë me mblesëri. Shumica e tyre kanë rrënjë nga martesa të imponuara apo martesa me mblesëri. Nuk ka komunikim. Ka njerëz që nga mosha madhore deri sa të vdesin nuk kanë kryer një komunikim të mirëfilltë, trup e zemër. Mund të jetë bashkëshorti, mund të jenë prindërit. Ka raste që persona të tillë mund të shfaqen. Ndihet i pafuqishëm si mashkull si burrë dhe arrin këtë”, tha Gurra në emsionin “Drita me Rudinën”.

Sociologu Gëzim Tushi, shpjegoi fenomenin ‘prostitucion i maskuar’. “Lidhja martesore apo seksuale është bashkimi më i lartë njerëzor. Kemi lidhje seksuale brenda martesës që nuk kanë asnjë vlerë.

Ajo vajzë 20 vjeçe në një martesë që ende nuk ka nisur të ndryshket, të koracet, dmth ende nuk kanë mbaruar mjaltin. Njihet në sociologji si prostitucion i maskuar që një vajzë martohet me dikë që nuk e do, e shkon se i thonë prindërit”, tha Tushi.

ngjarja Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.