Deputeti Myslim Murrizi ka prezantuar zyrtarisht logon e partisë së tij të quajtur Levizja Demokratike Shqiptare dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do te konkurojë në çdo qark vetëm me lista të hapura 100%. Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kandidat qe merr nje vote me shume se koleget e tjerë në listë”, ka shkruar Murrizi.
Nismës i janë bashkuar edhe deputetët Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbështetur nga 4602 firmëtarë.
